
Kryediplomati austriak: Mirëpres hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Minstri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, e ka mirëpritur dakordimin që ndodhi dje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Schallenberg ka thënë se mirëpret hapat për normalizimin e raporteve Kosovë- Serbi.
“Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor dhe një shtytje drejt rrugës për në BE, është çelësi. Mirëpres hapat e sotshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Falë Josep Borrellit dehe Miroslav Lajçakut. Pritet një zbatim në kohë dhe gjithëpërfshirës pasi modalitetet të jenë dakorduar reciprokisht”, ka shkruar ai.
Edhe pse nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen, Kurti dhe Vuçiuq janë dakorduar për planin franko-gjerman.
(Kosova Sot Online)