Cramon: E mirëpres pranimin e Propozimit – Marrëveshjes të BE-së për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

  • E.k /
  • 28 February 2023 - 12:09
Cramon: E mirëpres pranimin e Propozimit – Marrëveshjes të BE-së për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e ka mirëpritur pranimin e propozimit të planit evropian nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Cramon ka thënë se tani duhet guxim, vullnet politik dhe lidership për të arritur marrëveshjen.

“E mirëpres ngrohtësisht pranimin e Propozimit – Marrëveshjes BE për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Duhet guxim, vullnet politik dhe lidership për të arritur marrëveshje”.

“Prandaj pres negociata konstruktive dhe nënshkrim të shpejtë të Udhërrëfyesit të Zbatimit, pasi ajo do të zhbllokojë me të vërtetë perspektivën e anëtarësimit në BE”, shkroi Cramon.

(Kosova Sot Online)