Diplomacia kosovare shpresa për njohje nga pesëshja e BE-së, Gërvalla: Nuk shoh asnjë arsye pse kjo të mos ndodhë

  • E.K /
  • 28 February 2023 - 12:56
Diplomacia kosovare shpresa për njohje nga pesëshja e BE-së, Gërvalla: Nuk shoh asnjë arsye pse kjo të mos ndodhë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz në një intervistë për gazetën “El Periodico”, ka thënë se Serbia është e interesuar për një konflikt të ngrirë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gërvalla ka thënë se pret që pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë.

“Shpresoj që pesë vendet e BE-së që nuk e kanë bërë ende do ta bëjnë këtë gjë. Se kur do të ndodhë kjo varet nga përpjekja e bërë nga të dyja palët. Por nuk shoh asnjë arsye pse kjo të mos ndodhë. Jemi përpjekur të kemi kontakte jo vetëm me politikën, por po mundohemi të lëvizim edhe në sfera të tjera të shoqërisë. Por, pavarësisht disa përparimeve, mbetet shumë punë për të bërë”, tha Gërvalla.

(Kosova Sot Online)