Aksidenti tragjik i trenit në Greqi, Osmani shpreh ngushëllime: Zemrat tona janë me njerëzit e Greqisë

  • E.K /
  • 01 March 2023 - 09:34
Aksidenti tragjik i trenit në Greqi, Osmani shpreh ngushëllime: Zemrat tona janë me njerëzit e Greqisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për aksidentin tragjik ku një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë, duke lënë të vdekur 32 persona, ndërsa të paktën 85 janë plagosur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani i ka uruar shërim të shpejtë për të lënduarit.

“Zemrat tona janë me njerëzit e Greqisë në vijim të aksidentit shkatërrues të trenit dhe humbjes tragjike të jetës”.

“Ne i shtrijmë ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe dëshirojmë një shërim të shpejtë për të dëmtuarit”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)