"Marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë normale dhe duhet t’i normalizojmë me njohje të ndërsjellët"

  • E.K /
  • 01 March 2023 - 12:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka cituar presidentin amerikan, Joe Biden se normalizimi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë arrihet përmes njohjes së ndërsjellët, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se Kosova ka bërë progres ekonomik, por edhe demokratik – por thotë se raportet me Serbinë akoma nuk janë stabile.

“Përkundër se jemi vend normal, marrëdhëniet tona me Serbinë  nuk janë normale dhe duhet t’i normalizojmë dhe normalizimi mund të bëhet me njohje të ndërsjellët, kjo është thënë nga presidenti Biden, sekretari Blinken, kancleri Sholz”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)