Prokurori i Përgjithshëm i SHBA me goditje drekte për kryeministrin Edi Rama: Nëse dikush nga jashtë paguan një nëpunës, rrezikon sigurinë tonë kombëtare

  • S.A /
  • 01 March 2023 - 21:31
Prokurori i Përgjithshëm i SHBA me goditje drekte për kryeministrin Edi Rama: Nëse dikush nga jashtë paguan një nëpunës, rrezikon sigurinë tonë kombëtare

Skandali i Charles McGonigal, ish-zyrtari i FBI që u korruptua nga Edi Rama për interesat e tij politike, ka tronditur politikën amerikane. E gjithë qeveria amerikane, kongresi dhe departamenti i drejtësisë tashmë e kanë pikë reference skandalin "McGonigal" dhe shembull negativ se si nuk duhet të sillet një zyrtar publik që paguhet nga taksapaguesit amerikanë, shkruan syri.net, përcjell "Kosova Sot Online". 

Por çështja ka shkuar edhe më tej pasi "McGonigal" është arrestuar për korruptimin që i bëri Edi Rama dhe oligarku rus, Oleg Deripaska dhe u la i lirë vetëm kundrejt një garancie prej 500 mijë dollarë. Mediat amerikane çdo ditë publikojnë detaje të reja nga skandali korruptiv duke vënë FBI-në përpara një furtune si asnjëherë më parë, edhe pse për amerikanët deri dje ishte institucioni më i besueshëm. 

Dhe përballë fakteve tronditëse që nxjerrin hapur korrupsionin e Edi Ramës dhe Charles McGonigal, një reagim i fortë ka ardhur edhe nga Prokurori i Përgjithshëm i SHBA. 

Merrick Garland gjatë raportimit vjetor në Senatin e SHBA ka deklaruar se nëse dikush paguan një nëpunës amerikan nga jashtë shtetit, përbën rrezik për sigurinë kombëtare. 

Gjatë këtij raportimi, shqetësimi u ngrit nga senatori Chuck Grassley. 

Ky i fundit iu drejtua Prokurorit të Përgjithshëm Garland nëse Departamenti i Drejtësisë do të kishte informacion për pagesat e paligjshme nga persona të jashtëm për zyrtarë publikë dhe këto pagesa ndikojnë vendimet e politikave, a përbën një shqetësim për sigurinë kombëtare. 

Përgjigjja e Garland ishte se, nëse përfaqësues i një shteti të huaj kërkon të paguajë dikë për të mbështetur atë qeveri në fshehtësi, pa asnjë dyshim që do të ishte një alarm për sigurinë kombëtare të SHBA. 

Pjesë nga raportimi në Senatin Amerikan

Senatori Grassley: Nëse Departamenti i Drejtësisë do të merrte informacion dhe do të kishte prova se persona të huaj bëjnë pagesa të pahijshme ose të paligjshme financiare duke paguar zyrtarë të zgjedhur ose persona të tjerë të ekspozuar politikisht, dhe ato pagesa mund të kenë ndikim në vendimet e politikave, do të përbënin një shqetësim të sigurisë kombëtare dhe do të kërkonin një hetim të plotë? Dua të di opinionin tuaj.

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland: Nëse e ndjek saktësisht pyetjen, nëse është një agjent i një qeverie të huaj që kërkon dikë, duke paguar dikë që të bëjë gjëra për të mbështetur atë qeveri të huaj në fshehtësi, po, padyshim mendoj se do të ishte një problem i sigurisë kombëtare. © SYRI.net

(Kosova Sot Online )