
Vdes vëllai i Nasim Haradinajt

Kryetari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka njoftuar se ka vdekur ish luftëtari i UÇK-së, Agron Haradinaj,transmeton "Kosova Sot Online".
Agroni vuante prej shumë vitesh nga një sëmundje e rëndë, i cili po trajtohej jashtë vendit.
I ndjeri ishte vëllai i Nasim Haradinajt.
Postimi i plotë:
Sapo morëm lajmin e hidhur se ndërroj jetë bashkëluftëtari ynë Agron Smajl Haradinaj.
I ndjeri vuante prej shumë vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe trajtohej jashtë shtetit.
Për ceremoninë e varrimit do të njoftoheni.
Në emër të OVL UÇK-së i shprehim ngushëllime familjarëve, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve!
Lavdi jetës dhe veprës së tij!
(Kosova Sot Online)