Tejkaloi në vijë të plotë dhe në kthesë, shoferit i merret patent-shoferi dhe gjobitet me 150 euro

  • E.K /
  • 03 March 2023 - 12:03
Tejkaloi në vijë të plotë dhe në kthesë, shoferit i merret patent-shoferi dhe gjobitet me 150 euro

Policia në Gjilan i ka marrë patent-shoferin për 3 muaj një shoferi pasi që i njëjti është fotografuar duke tejkaluar në vijë të plotë dhe në kthesë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se me këtë veprim shoferi ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Shoferi po ashtu është gjobitur me 150 euro dhe me dy pikë negative.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, falë bashkëpunimit me mediat dhe qytetarë të cilët në E-mail adresën zyrtare të Policisë së Kosovës kanë dërguar një foto në të cilën shihet se një vozitës duke drejtuar automjetin e tij ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e trafikut.
Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit ka shqiptuar gjobën në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj” thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)