Petkoviq: Beogradi nuk është konsultuar nga BE për propozimin franko-gjerman

  • A.P /
  • 03 March 2023 - 21:37
Petkoviq: Beogradi nuk është konsultuar nga BE për propozimin franko-gjerman

Beogradi nuk është konsultuar me vendet e Bashkimit Evropian për planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ka deklaruar drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Petkoviqit, ata nuk u pyetën nga zyrtarët evropianë për këtë plan.

“Ata nuk na pyetën asgjë për atë plan. Ne nuk morëm pjesë në diskutimet për krijimin e atij dokumenti. Ata duan të zgjidhin çështja e Kosovës në një mënyrë që u përshtatet atyre”, theksoi ai.

Lidhur me Asociacionin, sipas Petkoviqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron ta formojë.

“Para së gjithash, ai po e thotë këtë për të shmangur detyrimin për formimin e Unionit të Komunave Serbe, Prishtina për dhjetë vjet ka refuzuar formimin e Asociacionit, e cila është pengesë për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, tha Petkoviç.

(Kosova Sot Online)