Ja kush thotë: Populli në rrugë për ta shporrur Edi Ramën

  • A.P /
  • 03 March 2023 - 23:04
Ja kush thotë: Populli në rrugë për ta shporrur Edi Ramën

Gazetari shqiptar nga Chicago, Arian Asimi i bën thirrje shqiptarëve që të mbushin rrugët për të shporrur Edi Ramën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Asimi tha se duhet të rikthehet viti 1990 për të shpëtuar pluralizmin. 

"Duhet të kthejmë '90-ën mbrapsht, jo në kuptimin të bëjmë luftë, por të dalin të gjithë njerëzit, edhe ata pa parti se nuk është halli i PD, është halli i pluralizmit. Të derdhen njerëzit në rrugë, të ngujohen aty derisa të këputet Rama dhe të kthehet gjithçka mbrapsht, të mos jetë data 6 por të shtyhet më tutje. Ky është krim ndaj gjithçkaje që ne e mezi e fituam në 1990. Nuk ka revolucion paqësor i them Berishës, nuk ka revolucion paqësor me mafiozët", tha Asimi. 

(Kosova Sot Online)