Balje reagon për ofendimet ndaj Musliut: Femra nuk duhet të ofendohet në bazë të dukjes se saj

  • E.K /
  • 04 March 2023 - 18:02
Balje reagon për ofendimet ndaj Musliut: Femra nuk duhet të ofendohet në bazë të dukjes se saj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar ndaj komenteve fyese dhe ofenduese drejtuar deputetes të PDK-së, Ganimete Musliut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Balje ka thënë se fyerjet dhe ofendimet drejt Musliut janë të patolerueshme.

Tutje, Balje ka shkruar se, femra nuk duhet të ofendohet në bazë të dukjes se saj.

Po ashtu, Balje ka shkruar se askush nuk duhet të përdorë gjuhë ofenduese dhe diskriminuese.

“Fyerjet dhe ofendimet drejt Ganimete Musliut janë të patolerueshme. Askush nuk duhet të përdorë gjuhë diskriminuese dhe ofenduese, aq më pak ndaj një deputete që përfaqëson qytetarët e Kosovës. Femra nuk duhet të ofendohet në bazë të dukjes se saj dhe në asnjë formë të gjuhës së nënçmimit e diskriminimit”, ka shkruar Balje.

(Kosova Sot Online)