Parakalim i gabuar, aks'identohen tre vetura

  • A.P /
  • 05 March 2023 - 10:00
Parakalim i gabuar, aks'identohen tre vetura

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin e rrugës Elbasan-Librazhd ku tre automjete u përplasën me njëra-tjetrën dhe u dëmtuan pjesërisht, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Njëri prej shoferëve të makinave raportohet se ka mbetur i lënduar. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë tentativa për parakalim i gabuar dhe shpejtësia. Njëra nga makinat ka dalë jashtë rruge. 

(Kosova Sot Online)