Ischinger: Ja kush më ka zhgënjyer kur duhej t’i zgjidhnim konfliktet në Bosnjë e në Kosovë

  • A.P /
  • 05 March 2023 - 18:07
Ischinger: Ja kush më ka zhgënjyer kur duhej t’i zgjidhnim konfliktet në Bosnjë e në Kosovë

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka folur për marrëdhëniet e Gjermanisë me Rusinë përpara se ushtria ruse të niste pushtimin e Ukrainës, një vit më parë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ischinger ka shërbyer si kryetar i Konferencës së Sigurisë në Mynih nga viti 2008 deri më 2022.

"Më duhet të them, jam plotësisht i frustruar dhe i zhgënjyer. Sepse… e kam njohur Sergei Lavrovin që nga fillimi ose mesi i viteve 1990 – për 30 vjet. E kam takuar për herë të parë kur ka qenë përfaqësues i përhershëm i Rusisë në Kombet e Bashkuara, në Nju Jork. Ai më ka bërë shumë përshtypje ato ditë, kur është dashur t’i zgjidhnim konfliktet në Bosnje dhe në Kosovë. Ai më ka bërë përshtypje me faktin se ka qenë përfaqësuesi i vetëm i përhershëm i vendeve të mëdha, që i ka ditur rregullat e procedurave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai ka qenë vërtet i gatshëm. Shumë i zgjuar, shumë i kualifikuar, shumë i shpejtë, shumë i respektuar nga të gjithë", ka deklaruar Wolfgang Ischinger: 


(Kosova Sot Online)