Bërnabiq: 10 vjet më vonë shtiza po thyhet rreth Asociacionit që Vuçiq e futi në marrëveshje

  • E.K /
  • 06 March 2023 - 15:09
Bërnabiq: 10 vjet më vonë shtiza po thyhet rreth Asociacionit që Vuçiq e futi në marrëveshje

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ishte vizionar kur siç tha ajo “10 vjet më parë kërkoi që në marrëveshje të përfshihej edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo tha në TV Happy se në vitin 2013, askush tjetër përveç presidentit të Serbisë nuk e kuptoi rëndësinë e Asociacionit.

“Është aftësi politike e Aleksandër Vuçiqit, 10 vjet më vonë shtiza po thyhet rreth Asociacionit që Vuçiq e futi në marrëveshje dhe në këtë mënyrë krijoi diçka që mbron Serbinë dhe popullin serb në Kosovë”, theksoi Bërnabiq.

(Kosova Sot Online)