Scholz beson se Kurti dhe Vuçiqi së shpejti do ta nënshkruajnë propozimin e BE-së për normalizim marrëdhëniesh Kosovë - Serbi

  • E.K /
  • 07 March 2023 - 14:01
Scholz beson se Kurti dhe Vuçiqi së shpejti do ta nënshkruajnë propozimin e BE-së për normalizim marrëdhëniesh Kosovë - Serbi

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se beson që së shpejti kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të nënshkruajnë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Scholz u shpreh se plani-franko gjerman mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe SHBA.

“Marrëdhëniet dypalëshe midis Gjermanisë dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera”, u tha kancelari gjerman gazetarëve, duke shtuar se qeveria e tij do të mbetet një “partner i besueshëm” në përpjekjen e Tiranës për t’u bashkuar me BE-në.

(Kosova Sot Online)