Fillojnë demonstratat në Beograd kundër marrëveshjes Kosovë-Serbi

  • A.P /
  • 07 March 2023 - 19:42
Fillojnë demonstratat në Beograd kundër marrëveshjes Kosovë-Serbi

Partitë e së djathtës së skajshme në Serbi, Dveri, Nova DSS, Zavetnici dhe POKS kanë thirrur për demonstratë më 17 mars në Beograd, kundër planit të Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo nuk do të jetë demonstratë, por “unifikim patriotik ndërpartiak”, ndërsa lajmëruan se tubimi do të nis në ora 18:00 të pasdites para Kishës së Shën Savës në Beograd.

“Ftoj absolutisht të gjithë patriotët serbë në atdhe, në rajon dhe në diasporë, të gjitha partitë politike që kanë thënë qartë ‘Jo’ ndaj marrëveshjes franko-gjermane për pranimin e shtetit të Kosovës, të gjitha shoqatat patriotike, veteranët e luftës, familjet e të vdekurve, të gjithë ata që e mbajnë Kosovën në zemër, të vijnë në Beograd së bashku me familjet dhe fëmijët e tyre më 17 mars për të treguar se sa shumë na intereson Kosova të jetë pjesë e Serbisë”, tha Boshko Obradoviq nga lëvizja e djathtë “Dveri”, siç e citoi N1..

(Kosova Sot Online)