Një burrë nga Peja publikon videot e momentit kur një person ia vë flakën veturës së tij

  • E.K /
  • 08 March 2023 - 08:44
Një burrë nga Peja publikon videot e momentit kur një person ia vë flakën veturës së tij

Një qytetar nga Peja, ka shpërndarë pamje ku shfaqet një person gjysmë i maskuar duke i vënë flakën veturës së tij që ndodhej e parkuar para shtëpisë së tij në lagjen Kapeshnicë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ai kërkon nga Policia dhe organet tjera kompetente që ta zbulojë sa më shpejt të dyshuarin dhe të zbardhen rrethanat e rastit.

Postimi i plotë:

Mirëmengjesi bashkqytetarë, miq shokë e dashamirë.

Sot rreth ores 03:07am, para shtëpis sime në lagjen Kapeshnicë, rruga Rozafa në Pejë, një person gjysëm i maskuar ja vënë flakën me lëndë djegëse makinës sime duke e djegur në tërësi dhe duke shkaktuar dëmë të tjera…

Falënderoi Zotin që nuk kishim dëme në jetët e njerëzve dhe për rreth shtëpive të tjera!

Kërkoi me ngulm nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe akterët e rendit e sigurisë që sa më shpejt të zbulojn nxitësin dhe kryesin e këtij akti qyqar!

Faleminderit fqinjëve që më njoftuan dhe u solidarizuan me mua.

Faleminderit Policisë së Kosovës, Zjarrëfiksve që ishin në vend ngjarje.

Në fund një mesazh për gjithë ju.

“Kujdes kujt i bënë mirë”

Ju lutem më falni për shqetsimin!

(Kosova Sot Online)