Shpërthim eksploziv në një biznes

  • E.K /
  • 08 March 2023 - 08:56
Shpërthim eksploziv në një biznes

Një biznes dyshohet se është dëmtuar nga lënda plasëse e vendosur jashtë tij gjatë orëve të natës në Kamzë, “Kosova Sot Online”.

Policia tha se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 08.03.2023, rreth orës 01:55, në rrugën "Demokracia", është dëmtuar vetrata anësore e marketit të shtetasit A. Q.

Nga veprimet e para dyshohet se është dëmtuar nga lënde plasëse.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

(Kosova Sot Online)