
Vazhdohet aplikimi për njohjen e statusit për personat që kanë përjetuar dhunë se*suale gjatë luftës

Sot me mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është marrur vendim që të vazhdohet statusi për njohjen e personave që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se aplikimi për njohjen e statusit për personat që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës të vazhdohet edhe për 2 vite tjera, deri më 15 maj 2015.
“Gjithë personat që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës kanë pasur mundësinë që të parashtrojnë kërkesë për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës deri më datën 5 shkurt të këtij viti dhe me njohjen e statusit mundësohet edhe e drejta në mbështetje dhe benificione të tjera të përcaktuara në këtë ligj. Duke konsideruar ndjeshmërinë në trajtimin e rasteve të dhunës, faktorët shoqërorë që mund të ndikojnë në raste të tilla që të lajmërohen në organet kompetente e poashtu marrë parasysh edhe faktin e vështirësisë së krijuar gjatë pandemisë ku është pamundësuar lëvizja e lirë, e kemi vlerësuar që është e domosdoshme që ky afat të shtyhet edhe për dy vite të tjera.Pra aplikimi për njohjen e statusit për personat që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës të vazhdohet edhe për 2 vite tjera, deri më 15 maj 2015”, tha Murai.
(Kosova Sot Online)