Stoltenberg: Bakhmut mund të bjerë brenda disa ditësh

  • A.P /
  • 08 March 2023 - 16:55
Stoltenberg: Bakhmut mund të bjerë brenda disa ditësh

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s tha se qyteti ukrainas Bakhmut mund të bjerë në duart e Rusisë në ditët në vijim, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 “Ajo që ne shohim është se Rusia po çon më shumë trupa, më shumë forca dhe ajo që Rusisë i mungon në cilësi, ata përpiqen të plotësojnë në sasi. Ata kanë pësuar humbje të mëdha, por në të njëjtën kohë, nuk mund të përjashtojmë që Bakhmut të bjerë përfundimisht në ditët në vijim”.

Ai po fliste pas një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE-së në kryeqytetin suedez, Stokholm.

Kreu i aleancës ushtarake perëndimore, që mbështet Ukrainën, këmbënguli se “është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se kjo nuk pasqyron domosdoshmërish ndonjë pikë kthese të luftës, shkruan The Guardian

“Kjo thjesht thekson se ne nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë. Ne duhet të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje për Ukrainën”, tha ai.

Statusi aktual i Bakhmutit është shumë i diskutueshëm. Grupi mercenar rus Wagner pretendoi të mërkurën se kishte pushtuar pjesën lindore të qytetit.

Njoftimi erdhi pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se rënia e Bakhmutit do t’i jepte Moskës një “rrugë të hapur” për shkeljet më thellë në Ukrainë.

Luftimet intensive rreth Bakhmutit kanë qenë më të gjatat dhe më të përgjakshmet në pushtimin më shumë se njëvjeçar të Rusisë, i cili ka shkatërruar zona të Ukrainës dhe ka zhvendosur miliona njerëz.


(Kosova Sot Online)