Kur mendoni se do të rritet paga minimale?

  • A.P /
  • 08 March 2023 - 17:18
Kur mendoni se do të rritet paga minimale?

Qeveria po e zvarrit dërgimin e Projektligjit për pagën minimale në Kuvend, për lexim të dytë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ky Projektligj është miratuar në lexim të parë qysh në qershor të vitit të kaluar dhe parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht. Prej atëherë, ekzekutivi s’është se ka bërë më diçka në këtë drejtim.

Për të hyrë në fuqi, projektligj duhet të kalojë edhe leximin e dytë dhe të tretë dhe të nënshkruhet nga Presidentja Vjosa Osmani.


(Kosova Sot Online)