9 vite pas askush nuk e di ku përfunduan 239 personat e fluturimit MH370

  • A.P /
  • 08 March 2023 - 19:56
9 vite pas askush nuk e di ku përfunduan 239 personat e fluturimit MH370

Zhdukja misterioze, 9 vite pas askush nuk e di ku përfunduan 239 personat e fluturimit MH370

Kanë kaluar nëntë vite nga zhdukja e fluturimit MH370 të Malaysia Airlines dhe ende askush nuk e ka një përgjigje.

Ajo që ndodhi me avionin që u ngrit nga Kuala Lumpuri, Malajzisë dhe nuk arriti kurrë në Pekin është ndoshta aksidenti më misterioz në historinë e aviacionit civil, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"

Pas tragjedisë, u shpenzua shumë kohë në hetime që nuk çuan askund. Edhe sot nuk dihet se ku u rrëzua avioni duke bërë edhe që të qarkullojnë disa skenarë rreth zhdukjes.

Që nga koha e aksidentit, deti ka larë pjesë të avionit në brigjet e vendeve të lagura nga Oqeani Indian. Megjithatë, nuk u gjet asnjë gjurmë e 239 pasagjerëve. Ekuipazhet “krehën” 120,000 km katrorë të dyshemesë së oqeanit, por asgjë nuk u gjet.

Tre skenarët e paraqitur në një dokumentar të Netflix:

Skenari i parë inkriminon pilotin dhe bazohet në ekzistencën e një simulatori fluturimi të gjetur në banesën e tij. Me këtë makineri, piloti kishte bërë një muaj më parë simulimin e një fluturimi me kursin e mundshëm që do të ndiqte avioni përpara se të binte në oqean.

Studiues të tjerë nuk janë të bindur nga gjetjet dhe teoria e vetëvrasjes. Për ta bërë këtë të mundur, piloti do duhej të kishte të gjithë aeroplanin nën kontroll. Ai duhej të kishte hequr bashkë-pilotin nga kabina dhe të mbyllte të gjitha sistemet e komunikimit.

Skenar tjetër në tavolinë është edhe rrëmbimi. Një hetues identifikoi tre rusë në vendet e pasagjerëve, të cilët mund të merrnin kontrollin e fluturimit dhe ta dërgonin atë në Azinë Qendrore. Të tjerët e refuzojnë sepse mund të jetë teknikisht shumë e vështirë për të marrë kontrollin e kabinës.

Ndërsa, sipas skenarit të tretë, avioni është rrëzuar nga forcat e armatosura amerikane në Detin e Kinës Jugore. Një gazetar francez zbuloi se në avion kishte 2.5 ton pajisje elektronike, të cilat nuk ishin skanuar.


(Kosova Sot Online)