Ja kush po ia ul popullaritetin Vuçiçit

  • A.P /
  • 08 March 2023 - 22:27
Ja kush po ia ul popullaritetin Vuçiçit

Turneu i presidentit serb Aleksandar Vucic nëpër Serbi, që nis të shtunën nga Vranja si dhe njoftimi i themelimit të Lëvizjes Popullore për shtetin është vetëm një manipulim i tij i radhës thonë disa analistë, me synim edhe të zbritjes së përgjegjësisë së tij për nënshkrimin e marrëveshjes së re me Kosovën që tashmë po ia ul popullaritetin atij personalisht dhe subjektit të tij politik Partia Progresive Serbe.

Në fillim të shkurtit në televizionin serb Tv Pink, Vucic kishte njoftua për këtë fushatë në Serbi, si dhe kara konventës së partisë së tij, që siç ka thënë do të mbahet me 27 maj. Ai kishte thënë se po del që të promovojë programin ‘Serbia 2025’, kështu që do të vizitojë secilën komunë e qark, pasi në SNS e paskan kuptuar se duhet të shkojnë tek populli dhe t’ua shpjegojnë të gjitha vet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"

Ai ka njoftuar edhe një themelim të një Lëvizje Popullore për shtetin. Një formë politike për të cilën Vucic flet ka kohë dhe e përshkruan si një lëvizje dhe vizion i një Serbie normale dhe të denjë.

Analistët serbë nuk e shohin tamam ashtu këtë nismë të tij, më shumë ka të ngjajë se është një shmangie e përgjegjësisë, siç i ka thënë historiani serb Dragomir Andjelkovic gazetës serbe Danas.

“Ai e di se marrëveshja për Kosovën nuk është popullore edhe në një pjesë të madhe të shoqërisë ashtu si në partinë e tij. Ai ka dy synime. Së pari, të relaksojë anëtarësinë e partisë duke ua dëshmuar se nuk janë të vetëm dhe se përreth tyre do të ketë një lëvizje më e gjerë, e realisht këta do të jenë satelitë të SNS. Megjithatë, në psikologjinë e atyre njerëzve do të jetë më lehtë që ta përkrahin në politikën e tij për Kosovën nëse mendojnë se nuk janë të braktisur. E dyta, është që të relaksojë veten, pasi në hapin e radhës vjen tërheqja nga kryesimi i SNS dhe të vendosë aty një Ana Brnabic të i, dhe ai të jetë kryetar i asaj lëvizje. Kështu do të ketë një rrethojë të dyfishtë. Kryetar i SNS i drejton punën e ministrave dhe gjithçka që nënshkruan qeveria e tij do t’i mbetet përgjegjësia e tij. Ai do të jetë kryetar i një lëvizje që nuk drejton asgjë e andej do të ketë marionetën e tij që do t’i udhëheqë partinë dhe do të bëjë gjithçka që ai i thotë” konsideron Andjelkovic.

Ai u pyet edhe nëse konsideron se me këtë lëvizje do të dalë në zgjedhje, Andjelkovic është i mendimin se po.

“Rejtingu i partisë po i lëkundet. Ata tashmë janë 11 vite në pushtet e edhe nëse do të kishin politika më të mira njerëzit do të mërziteshin nga ta. Kështu del diçka e re, e paketuar si e tillë a realisht një gjë e vjetruar. Një trik marketingu që të zbutet rënia e renomesë që të tentohet fitorja në zgjedhjet e ardhshme”.

Politologu serb Mladen Mrdalj poashtu Danas i ka thënë se gjithçka që bëhet sa i përket fushatave elektorale, nuk i lihet rastit dhe veprohet sipas kalkulimeve të bazuara në anketa dhe fokus grupeve.

“Sikur të ishte i kënaqur me reputacionin e SNS tek qytetarët, me siguri se nuk do të nisej në ripaketim të makinerisë së vet partiake në një lloj lëvizje. Edhe zgjedhjet e fundit kanë tregua se Vucic merr  konsiderueshëm më shumë mbështetje se SNS, por pikërisht militantët e SNS i nevojiten për të realizuar çfarëdo fushate. Kur këto dy gjëra bashkohen, njëlloj ripaktemi imponohet. Nuk do të habitesha që lëvizja e Vucic do të ishte organizata ombrellë nën të cilën do të fshihej SNS dhe satelitët e saj, kështu që të krijohet përshtypja që Vucic gjoja se është në krye të lëvizjes që është edhe opozitë edhe SNS të korruptuar që po humb respektin tek votuesit, si dhe opozitë e opozitarëve vetëvrasëse serbee cila dëshiron ‘luftë me NATO’në” tha Mrdalj.

Ai u pyet nëse vizita e tij nëpër Serbi do të shfrytëzohet edhe për shpjegimin e marrëveshjes për Kosovën, ai tha se kjo temë është e pashmangshme.

“Por kur edhe nuk do të ketë asnjë që t’i kundërshtojë me pyetje të papërshtatshme, besnikëria e votuesve nga jugu i Serbisë interpretimit të Vucic do ti japë legjitimitetin e ‘zërit të popullit. Këtë vit do të ketë sa më pak përmendje të SNS, një valë e ‘fytyrave të reja’ do të shfaqen përreth Vucic, e me këtë edhe faraonizimi i mëtutjeshëm i skenës politike serbe: Vucici mitik kundër ‘mashtruesve të SS’ dhe vetëvrasësve pro-rus dhe opozitës djathtiste” tha Mrdalj.

Edhe politologu tjetër serb Boban Stojanovic është i mendimit se “themelimi i lëvizjes për shtetin” është një manipulim tjetër i Vucic i cili po tenton që të shfaqet si një mbrojtës i Serbisë dhe Kosovës.

Sipas tij ai po përgatitet për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, me gjasë njëkohësisht me ato lokale vitin e ardhshëm. Arsye për këtë e sheh në hulumtimet e fundit, pas pranimit të propozimit europian për marrëveshjen mes Serbisë dhe Kosovës, kanë zbuluar se ka rënë popullariteti i tij dhe është rritur ai i partive nacionaliste-konservatore.

“Një pjesë e mbështetësve të tij kanë kaluar në krahun e partive dhe lëvizjeve nacionaliste, e për këtë arsye kemi parë në tabloidet pro pushtet kemi parë si Milos Jovanovic quhet francez, e Zdravko Ponos ‘NATO gjeneral” ka thënë Stojanovic për Danas.

Stojanovic shtoi se Vucic e ka të detyrueshme që të promovojë veten si i vetmi mbrojtës i “Kosovës serbe dhe vet Serbisë e vet serbëve” në këtë fushatë kur u pyet për promovimin e ujdisë europiane për Kosovën.

“Një pjesë e elektoratit të Vucic hapur e shfaqë pakënaqësinë me situatën në Kosovë. Vucic po e nis fushatën e re në të cilën duhet të shpjegohet se nuk është tradhtarë e nuk ka shitur e nënshkruar asgjë. Bëhet fjalë edhe për një manipulim mediatik me synim të fshehjes së fakteve që janë në marrëveshjen e pranuar franko-gjermane, pranimi edhe de fakto dhe de jure i pavarësisë së Kosovës” sipas Stojanovic.

(Kosova Sot Online)