Kurti: Pritjes së gjatë për liberalizimin e vizave po i vie fundi

  • A.P /
  • 09 March 2023 - 21:14
Kurti: Pritjes së gjatë për liberalizimin e vizave po i vie fundi

Pritjes së gjatë për liberalizimin e vizave po i vie fundi, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Krahas rritjes e përmirësimit të gjithmbarshëm në indikatorët e drejtësisë, demokracisë e lirisë, sot kemi edhe vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për udhëtimin pa viza për qytetarët e republikës”, ka shkruar ai.

Sipas Kurtit, ky vendim është vlerësim i qeverisjes sonë që po sjellë vendime të mira për qytetarët dhe njohje e reformave që po përmirësojnë indikatorët në organizata ndërkombëtare. 


(Kosova Sot Online)