Skandali Rama-McGonigal/ Berisha: Yuri Kim e implikuar, Gjiknuri dhe Balla e çuan edhe në Elbasan

  • S.A /
  • 10 March 2023 - 13:09
Skandali Rama-McGonigal/ Berisha: Yuri Kim e implikuar, Gjiknuri dhe Balla e çuan edhe në Elbasan

Kryetari demokrat, Sali Berisha, rezervoi të tjera akuza ndaj ambasadores amerikane, Yuri Kim gjatë konferencës për shtyp të fundjavës..

“Unë garantoj qytetarët shqiptarë se të gjitha përpjekjet e Edi Ramës, dhe në këtë rast të McGonigalit me fustan, që janë evidente, i ka pranuar vetë, ndërhyrje në gjykatë, do kenë si fund dështimin e turpshëm.

PD është parti që ka një kauzë të drejtë, një kauzë që është njëkohësisht kauza e mbarë shqiptarëve, që duan një Shqipëri demokratike.

PD shkon në këto zgjedhje si një forcë më e lirë në historinë e saj. Për herë të parë ajo shkon me kandidatura të dala me votën e anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, pra kandidaturat të lirisë.

Këto janë arsyet e këtij starti entuziast, që do shndërrohet në cunam për të arkivuar monizmin e Edi Ramës dhe shërbimet ndaj tij të Lulzim Bravës dhe Alibashës,” tha Berisha.

“Në 90 përqind të garave elektorale, demokratët kanë shkuar në zgjedhje me logo koalicioni. Kjo është e vërteta.

Ajo që thoni ju, nuk ka sot demokratë të vërtetë, nuk ka sot qytetarë shqiptarë që nuk dënon me neveri të madhe, aktin e shëmtuar të Edi Ramës, i cili mendoi se do të caktojë vetë drejtuesit e opozitës me ndihmën e guvernatores Yuri Kim, që ka 6 javë që nuk u thotë shqiptarëve një fjalë të vetme për aferën Rama-McGonigal.

A ka një detyrim zonja t’u thotë dy fjalë shqiptarëve për këto, e cila ka folur për çdo gjë, edhe për hënën, qiellin, diellin, për mbjelljen, korrjet. Ky është një superskandal. Ky është një Uotergejt i shekullit të 21-të me përmasa shumë të mëdha.

A i patë ju, të ulur, Damian Gjiknuri, a e dini ju se Gjiknuri ka qenë shoqëruesi më kryesor i McGonigal në Shqipëri? A e dini ju se Gjiknuri me Ballën, pasi kanë rrjepë me gjoba në Tiranë, kanë nisur të vjelin gjoba edhe në Elbasan? A e dini që dërgoi në Tropojë për të marrë titullin e Qytetarit të Nderit një tradhtar amerikan?

Ndaj e ftoj zonjën të bëjë një transparencë të plotë, të dënojë këtë veprimtari të kësaj qeveri, të paktën në termat e asaj që gjykata e SHBA i ka nxjerrë. Nuk e bën dot, unë e kuptoj sepse është vetë pjesë e problemit,” theksoi kreu i PD.

(Kosova Sot Online )