Gjykimi i skandalit McGonigal në Shqipëri me rrezik nga abuzimi i institucioneve të drejtësisë të kapura nga rrjeti kriminal i Edi Rames

Gjykimi i skandalit McGonigal në Shqipëri me rrezik nga abuzimi i institucioneve të drejtësisë të kapura nga rrjeti kriminal i Edi Rames
Gjykimi i skandalit McGonigal në Shqipëri me rrezik nga abuzimi i institucioneve të drejtësisë të kapura nga rrjeti kriminal i Edi Rames

Dardan Grapci

  • 10 March 2023 - 07:38

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Nga ajo çka po vërejmë deri më tani këtu është se ky lajm nuk ka bërë jehonë vetëm në Shqipëri dhe Amerikë, por në gjithë Botën. Kështu që këto raste duhet të merren me seriozitet të shtuar e jo me shaka, sepse nëse i lejon pala shqiptare dhe ajo ndërkombëtare që gjyqi të zhvillohet në Tiranë atëherë do të kemi një gjykim të shpejtë, të orkestruar dhe të planifikuar që këta të shpallen të pafajshëm sepse drejtësia shqiptare është thellësisht e korruptuar.

-Edhe pse duket që ka një diskonim në SHBA, nga një pjesë e opinionit publik, që gjykimi i skandalit të agjentit të FBI-së Charles McGonigal të mbahet në Shqipëri, për shkak se shumë veprime kriminale ndërlidhen me vendimmarrje në këtë shtet, nuk besoj që do të ishte veprim i duhur dhe i qëlluar. Gjyqi për skandalin McGonigal duhet të zhvillohet në një vend shumë të sigurt dhe nga një drejtësi shumë kredibile, e besueshme. Pra në asnjë mënyrë nuk duhet të kërkohet që një gjykim për një proces me përmasa të ndërkombëtare të bëhet në Tiranë Charles McGonigal dhe Edi Rames si dhe të tjerëve që janë të përfshirë në këtë skandal. Unë po e theksoj këtë kundërshtim timin duke e ditur që tani se gjyqësori në Tiranë, pra në Shqipëri, është i korruptuar dhe mundë të ndodhë që të korruptohet aq shumë sa që në Tiranë të shpallet i pafajshëm Charles McGonigal dhe Edi Rama me tjerët dhe kështu krijohet një skandal tjetër që i jep imazh tepër negativ drejtësisë kombëtare shqiptare, por edhe asaj amerikane.



Duke pasur dyshimin nga një zhvillim i tillë i rrezikshëm i manipuluar, ky gjykim duhet të ndodhë në ndonjë shtet tjetër, nëse realisht dhe sinqerisht dëshirojmë që gjykimi të jetë i transparent dhe i drejtë.

Nga ajo çka po vërejmë deri më tani këtu është se ky lajm nuk ka bërë jehonë vetëm në Shqipëri dhe Amerikë, por në gjithë Botën. Kështu që këto raste duhet të merren me seriozitet të shtuar e jo me shaka, sepse nëse i lejon pala shqiptare dhe ajo ndërkombëtare që gjyqi të zhvillohet në Tiranë atëherë do të kemi një gjykim të shpejtë, të orkestruar dhe të planifikuar që këta të shpallen të pafajshëm sepse drejtësia shqiptare është thellësisht e korruptuar. Do të duhej të kemi një zhvillim serioz të procesit hetimor, për të pasur edhe gjykim meritor, qe ky rast skandaloz fillimisht të hetohet në tërësi dhe në detaje, ndryshe dëshmitarët mund të korruptohen, shantazhohen dhe të kërcënohen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".