40 vjeçarja bie nga kati i tretë i banesës, ishte duke i pastruar dritaret

  • E.k /
  • 11 March 2023 - 10:45
40 vjeçarja bie nga kati i tretë i banesës, ishte duke i pastruar dritaret

Një 40-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i banesës së saj në Tiranë, shkruan “Kosova Sot Online”.

40-vjeçarja ishte duke i pastruar grilat e dritareve, ku edhe dyshohet se ka rënë në mënyrë aksidentale.

Kjo shtetase ndodhet në spital, ku është duke marrur trajtim mjekësor.

Kurse, rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Më datë 11.03.2023, rreth orës 09.20, në rrugën “Naci Nuci”, duke pastruar grilat e dritareve, aksidentalisht dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, shtetasja A. P., 40 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)