Drenas: E plagosën në kokë me armë zjarri, arrestohet një person, tjetri në arrati

  • E.K /
  • 11 March 2023 - 11:42
Drenas: E plagosën në kokë me armë zjarri, arrestohet një person, tjetri në arrati

Një person është arrestuar në Drenas, pasi së bashku me një person tjetër kishin sulmuar fizikisht dhe plagosur me armë zjarri në kokë një person, raporton “Kosova Sot Online”.

Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të pa njohur.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

‘’ Fsh. Baicë, Gllogoc, 10.03.2023 – 15:23. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë për motive deri më tani të pa njohura, e kanë sulmuar fizikisht dhe kanë shtënë me armë zjarri duke e plagosur në kokë viktimën mashkull kosovar. Viktima është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa të dyshuarit kanë ikur në drejtim të pa njohur. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin’’, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)