Kurti - Dendias flasin për pritjet e takimit me Vuçiqin në Ohër

  • A.P /
  • 12 March 2023 - 14:52
Kurti - Dendias flasin për pritjet e takimit me Vuçiqin në Ohër

Për një drekë pune në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti u takua me kryediplomatin e Greqisë, Nikos Dendias, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se Kurti dhe Dendias “diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe perspektivat për avancimin, themelimin dhe fuqizimin e tyre”.

“Kryeministri Kurti i shprehu edhe një herë ngushëllime ministrit Dendias dhe popullit grek për jetët e humbura në aksidentit tragjik që ndodhi në Greqi në javën e parë të marsit”.

Kurti dhe Dendias “folën për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për propozimin evropian për Marrëveshje Bazë”.

“Me këtë rast kryeministri Kurti e njoftoi ministrin Dendias për takimin e 27 shkurtit në Bruksel dhe pritjet e Kosovës nga takimi i 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)