Zbardhen detajet si 30-vjeçari e mb'yti të dashurën

  • A.P /
  • 13 March 2023 - 16:17
Zbardhen detajet si 30-vjeçari e mb'yti të dashurën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paphos, Qipro , ku një30-vjeçar akuzohet se ka përdhunuar, mbytur dhe hedhur nga shkëmbi partneren e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Krimi në Qipro ndodhi në orët e para të së shtunës së kaluar (11.03.2023), ku 30-vjeçari, banues në Paphos, ka telefonuar vetë policinë dhe ka pretenduar se teksa ka qenë me të dashurën e tij ukrainase, Lesia, 28-vjeçare, ajo ka rënë nga shkëmbi duke u përpjekur të bëjë një selfie.

Mirëpo, një zëdhënës i Policisë tha se është konstatuar një frakturë e kockës hyoid. e cila ndodh vetëm në rastet e mbytjes me duar dhe jo rënies.

Gjithashtu, sipas ekzaminineve mjekësore e reja është abuzuar seksualisht përpara se të vritej.

(Kosova Sot Online)