
Selmanaj iu 'kapet' Kurtit pasi përkujtoi Gjingjiqin

Përkujtimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë ish-kryeministrit serb të vrarë, Zoran Gjingjiq, e ka komentuar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas Selmanajt shumë politikanë serbë i përbashkon doktrina kundër kombit shqiptar.
”Duhet të jetë e qartë për të gjithë ne, në raport me Kosovën dhe shqiptarët, Vuçiqi, Tadiqi, Gjingjiqi, Millosheviqi, Ivanoviqi, Çubrilloviqi, Rankoviqi, dhe shumë të tjerë, janë të NJEJTË“, ka shkruar Selmanaj në Facebook.“Lufta e tyre kundër qenies tonë si komb, është doktrina që i përbashkon të gjithë“.
(Kosova Sot Online)