Largohen nga tregu katër produkte, paraqesin rrezik serioz për përdoruesit

  • E.K /
  • 14 March 2023 - 15:16
Largohen nga tregu katër produkte, paraqesin rrezik serioz për përdoruesit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur se Inspektorati ka larguar nga tregu katër produkte, të cilat vlerësohen se paraqesin rrezik serioz për përdoruesit e këtyre produkteve, përcjell “Kosova Sot Online”,

Përmes një njoftimi është thënë se nuk i plotësojnë kriteret themelore të sigurisë së produkteve.

“Ministria e Indistrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga të gjitha produktet e pasigurta në treg, me këtë rast ftojmë qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)