Detaje të reja nga djegja e gjimnazit të parë në Ferizaj

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 16:06
Detaje të reja nga djegja e gjimnazit të parë në Ferizaj

Në orët e para të mëngjesit të së martës, gjimnazi i parë shqiptar “Ismail Qemali” në Ferizaj, është përfshirë nga zjarri,

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 04:25, kemi pranuar një informate se në një objekt shkolle të vjetër jofunksionale në rrugën ‘Ramadan Rexhepi’ është një incident zjarri. Ekipe të policisë, zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

Siç raportohet të hënën e 13 marsit, kishin nisur punimet restauruese dhe kjo nuk është hera e parë që ky objekt digjet.


(Kosova Sot Online)