
Gjykata ia vazhdon paraburgimin Slagjan Trajkoviqit

Edhe për dy muaj, Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka zgjatur paraburgimin Sllagjan Trajkoviqit,
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Trajkoviq u arrestua më 16 dhjetor të vitit të kaluar në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore nën dyshimin se ka marrë pjesë ne krimië lufte në vitin 1999.
Ai ishte pjesëtar aktiv i policisë së Kosovës, të cilën e braktisi së bashku me policët tjerë serbë në veri të Kosovës para se të arrestohej.
Sipas mediave serbe, avokati Vasiq ka kërkuar disa herë nga “organet e drejtësisë në Prishtinë që Trajkoviqit t’i ndryshohet dënimi dhe në vend të hetimeve t’i caktohet arresti shtëpiak, si dhe trajtohet në spitalin e Mitrovicës, sepse ka probleme shëndetsore”.
Sipas Vasiq, për klientin e tij ka dhënë garanci edhe Qeveria e Serbisë, e cila ka marrë përsipër që nëse, Sllogjan Trajkoviq largohet në territorin e Republikës së Serbisë, me kërkesë të EULEX-it, ai do të esktradohet tek organet e drejtësisë në Kosovë.
(Kosova Sot Online)