Vuçiq thotë se është gati për kompromis me Kurtin

  • E.K /
  • 16 March 2023 - 08:05
Vuçiq thotë se është gati për kompromis me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se gjithçka që është nënshkruar në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe që është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, duhet të zbatohet, përcjell “Kosova Sot Online”.

Presidenti serb tha se qëllimi final është që serbët dhe shqiptarët të jetojnë se bashku, për të jetuar shumë më mirë dhe për të respektuar, pa armiqesi.

“Këto janë katër marrëveshje. Ne tashmë kemi nënshkruar gjithçka dhe, natyrisht, është nënshkruar nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe duhet të zbatohet. Dhe ky nuk është qëllimi përfundimtar. Qëllimi përfundimtar është që serbët dhe shqiptarët të jetojnë se bashku, për të jetuar shumë më mirë dhe për të respektuar, pa armiqesi. Nuk e kam në plan të flas për fajin e askujt, nuk ka rëndësi nëse do të arrihet për tre muaj apo tre vjet, por nëse ia dalim do të jetë një sukses historik”, tha Vuçiq në një intervistë për Euroneës në gjuhën serbe.

Ai tha se Serbia është “gati” për të bërë përpjekje për gjetjen e një kompromisi.

“Sigurisht, të dyja palët kanë vijat e tyre të kuqe dhe nuk mund ta mohoj këtë, por ne, besoj se të dyja palët, duhet të bëjmë shumë për ta normalizuar situatën mes kombeve tona, popujve tanë dhe duke pasur parasysh këtë, unë besoj se është në interes të të dyja palëve të sigurojnë qarkullimin e lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Ne duhet të punojmë me shumë zell për këtë, si dhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)