
Tentim-vrasje në Lipjan, policia arreston një person të mitur

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje në Lipjan, përcjell “Kosova Sot Online”.
Një person i mitur është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se ka therë me thikë një person tjetër.
Personat e lënduar kanë marrur trajtim mjekësor.
Kjo është komunikata e plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë
Sot rreth orës 13:40, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët dyshohet të kenë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia menjëherë ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar.
I dyshuari:
E.K, mashkull (i mitur), pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Aktualisht hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme lidhur me rastin i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë.
(Kosova Sot Online)