Gjukanoviç shpërndan parlamentin

  • A.P /
  • 16 March 2023 - 20:28
Gjukanoviç shpërndan parlamentin

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç ka shpërndarë Parlamentin dhe është gati të shpallë datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, 3 ditë para se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Sipas njoftimit të Presidencës, dekreti për shpërndarjen e Parlamentit të Malit të Zi u nënshkrua në bazë të nenit 92, pika 3 e Kushtetutës së Malit të Zi.

Qeveria e Dritan Abazoviç u rrëzua 7 muaj më parë nga një mocion mosbesimi, pas marrëveshjes që kryeministri nënshkroi me Kishën Ortodokse Serbe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Më pas, mazhoranca propozoi Miograd Llekiç si mandatar për krijimin e qeverisë së re i cili dështoi të siguronte mbështetjen e 41 nga 81 deputetët e Parlamentit dhe të formonte kabinetin brenda 90 ditësh.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi u mbajtën më 30 gusht të vitit 2020.

(Kosova Sot Online)