BE për takimin në Ohër: Takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit të Zbatimit të planit franko-gjerman

  • E.K /
  • 17 March 2023 - 11:49
BE për takimin në Ohër: Takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit të Zbatimit të planit franko-gjerman

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, do të takohen nesër në Ohër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bashkimi Evropian ka njoftuar se në këtë takim do të diskutohet në finalizimin e Aneksit të Implementimit të propozimit evropian, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Takimi do të fokusohet në finalizimin e Aneksit Zbatues të Marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Politikë të Jashtme të BE-së, raporton Express.

Takimi që do të mbahet nesër në Ohër do të fillojë në ora 10:00.

(Kosova Sot Online)