15-vjeçari goditet me thikë, tre persona kërkuan që t’u jepte telefonin

  • E.K /
  • 18 March 2023 - 14:02
15-vjeçari goditet me thikë, tre persona kërkuan që t’u jepte telefonin

Një 15-vjeçar është sulmuar me thikë nga tre persona në Greqi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas mediave greke, tre personat të pa indentifikuare kanë kërcënuar me thikë 15-vjeçarin, duke i kërkuar që t’u jepte telefonin.

15-vjeçari shqiptar ka shfaqur rezistencë, ata e kanë goditur me thikë në kofshë.

I riu është dërguar në spital për të marrur trajtimin mjekësor.

(Kosova Sot Online)