Ja kush thotë: Për keqardhje fakti që Vuçiqi nuk nënshkroi në Ohër

  • A.P /
  • 20 March 2023 - 16:34
Ja kush thotë: Për keqardhje fakti që Vuçiqi nuk nënshkroi në Ohër

Për keqardhje refuzimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për të mos e nënshkruar marrëveshjen e Ohrit, e ka quajtur eurodeputeti, Thijs Reuten, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se marrëveshja e Ohrit ishte më pak thelbësore sesa që pritej.

”Ndonëse më pak thelbësore nga sa pritej, marrëveshja për zbatimin e aneksit të Marrëveshjes Themelore ndërmjet Republikës së Kosovës  dhe Republikës së Serbisë  mund të përfaqësojë një rrugë përpara“.

”Presidenti i Serbisë për keqardhje refuzoi të nënshkruajë. Duhet të sigurohet natyra detyruese“, ka shkruar ai.

Kosova dhe Serbia më 18 mars arritën një marrëveshja, poqë nuk është nënshkruar.

(Kosova Sot Online)