Nëse e njihni këtë person dhe e dini se ku ndodhet, lajmërojeni menjëherë policinë

  • E /
  • 21 March 2023 - 14:28
Nëse e njihni këtë person dhe e dini se ku ndodhet, lajmërojeni menjëherë policinë

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin, vendodhjen dhe arrestimin e personit që është në fotografi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se i dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në janar të vitit 2023, në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)