Shkon në 13 numri i viktimave nga tërmeti që goditi Afganistanin dhe Pakistanin

  • E.K /
  • 22 March 2023 - 09:01
Shkon në 13 numri i viktimave nga tërmeti që goditi Afganistanin dhe Pakistanin

Ka shkuar në 13 numri i personave që humbën jetën dhe mbi të tjerë 90 u plagosën, pasi një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter goditi Afganistanin dhe Pakistanin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në të dyja vendet pati shkatërrime të mëdha të ndërtesave.

Rrqëshqitjet e dheut bllokuan edhe disa nga rrugët kryesore në qytetin verior pakistanez të Abbotabad.

(Kosova Sot Online)