Kurti: S’ka zbatim të marrëveshjes

  • E.K /
  • 22 March 2023 - 13:15
Kurti: S’ka zbatim të marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia nuk po zbaton marrëveshjet e deritanishme me Kosovën, por po bën edhe deklarata që e shkelin atë që u arrit në takimet në Bruksel e Ohër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se janë të brengosur që nuk ka zbatim të zotimeve të mëhershme.

“Të gjitha këto marrëveshje janë një grumbull i madh që i kemi trashëguar e të cilat mbi 2/3 nuk i zbaton Serbia. Tash pajtohem siç e keni lexuar edhe ju aneksin do të duhej kjo që të ndodhë. Ne jemi të brengosur që ndërkohë që nuk ka zbatim të zotimeve të mëhershme, ka edhe deklarata që shkelin tekstin edhe të 27 shkurtit edhe kësaj që u shtua në Ohër si aneks më 18 mars”.

(Kosova Sot Online)