Ja si morën parcela toke si dhurata në Dukagjin 26 persona

  • A.P /
  • 22 March 2023 - 15:55
Ja si morën parcela toke si dhurata në Dukagjin 26 persona

Ngrirjen e 80 parcelave në Pejë, Gjakovë, Deçan, Klinë dhe Istog, të cilat u dhanë në formë dhurate nga biznesmeni Agron Kelmendi për ata që i kishte listuar si “kontribues për vendin”, në mesin e tyre figura të njohura publike, ka kërkuar Prokuroria Themelore në Pejë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prokuroria i ka kërkuar gjykatës të lëshojë urdhër kufizues përfundimtar – që ndalon çdo person të emërtuar në urdhër të kryejë transaksione ose tjetërsimin në çfardoqoftë mënyre në pasurinë e detajuar në kërkesë.

Por për këtë çështje, biznesmeni Agron Kelmendi i ka dërguar  një peticion me 26 nënshkrime të cilin e ka dorëzuar sot në Prokurori, kundër Prokurorisë Themelore të Pejës.

Në këtë peticion, nënshkruesit e saj vlerësojnë se është njollosur emri dhe figura e UÇK-së, prandaj kërkojnë ndëshkimin e prokurorisë dhe prokurorit të rastit.

(Kosova Sot Online)