Shtrenjtimi i çmimeve, dibranët shkojnë në këtë vend për të blerë ushqime dhe karburant

  • E.K /
  • 25 March 2023 - 14:41
Shtrenjtimi i çmimeve, dibranët shkojnë në këtë vend për të blerë ushqime dhe karburant

Qytetarët nga Dibra dhe Bulqiza kanë shkuar sot drejt Maqedonisë së Veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sot shihen radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar Bllatë.

Fluksi është rritur më shumë për shkak se çmimet janë shumë më të ulta se në vendin tonë. Kësisoj banorët e këtyre zonave shfrytëzojnë distancën e afërt me Dibrën e Madhe dhe blejnë produkte për konsum dhe furnizohen me karburant.

(Kosova Sot Online)