
Për zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore policia jep detaje

Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, mbrëmë është përfshirë nga zjarri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Zjarri është lokalizuar, njofton policia në raportin e saj 24-orësh.
Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, teksa rasti është nën hetime.
Njoftimi i plotë i policisë:
INCIDENT ZJARRI/Instituti i Mjekësisë Ligjore, Prishtinë 25.03.2023, 20:20. Është raportuar se është përfshi nga zjarri objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Njësit policore si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime.
(Kosova Sot Online)