Sulmi mbi Top Channel: Roja që u vra po ngrohej, nga xhepi i ra një 5-lekësh...

  • E.K /
  • 27 March 2023 - 10:51
Sulmi mbi Top Channel: Roja që u vra po ngrohej, nga xhepi i ra një 5-lekësh...

Pal Kola është 60-vjeçari që gjeti vdekjen tragjike në orët e hershme të mëngjesit pranë godinës së Top Channel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai punonte roje dhe në momentin që autorët kanë shtënë me breshëri, i ndjeri ka qenë duke u ngrohur me ngrohëse brenda kabinës së tij.

Në vendngjarje është gjetur një monedhë 5-lekëshe, e cila mendohet se i ka rënë nga xhepi rojes së ndjerë.

(Kosova ot Online)