Detaje të reja mbi sulmin ndaj TCH: Merren në pyetje dy persona, njëri ish-dhëndri i rojës

  • S.A /
  • 28 March 2023 - 10:25
Detaje të reja mbi sulmin ndaj TCH: Merren në pyetje dy persona, njëri ish-dhëndri i rojës

Në vazhdën e hetimit për sulmin ndaj Top Channel dhe vrasjen e rojes së sigurisë Pal Kola, mësohet se janë shoqëruar edhe dy persona që kanë pasur lidhje familje me të ndjerin, transmeton "Kosova Sot Online ".

Dy personat në fjalë, sipas burimeve të SYRI TV janë ish-dhëndrri i tij,  Roberto Papçi dhe shoku i dhëndrrit, Agustin Tonaj.

Roberto Papçi dhe Agustin Tonaj janë marrë në pyetje nga hetuesit ku kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me ngjarjen dhe pas kësaj, të dy janë lënë të lirë.

(Kosova Sot Online )