![Deformimi i reformës zgjedhore kthim mbrapa për 17 vjet](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/18/200x200_Zgjedhjet-ne-Kosove-4-1-600x360-11710759630.jpg)
Krimo-politika e alarmuar ngritët në këmbë për ta pamundësuar rigjykimin e aferës së listave të veteranëve me shifër astronomike të korruptuar
![Krimo-politika e alarmuar ngritët në këmbë për ta pamundësuar rigjykimin e aferës së listave të veteranëve me shifër astronomike të korruptuar](/uploads/kosova-sot/images/2023/March/28/auto_download1679988485.jpg)
![Krimo-politika e alarmuar ngritët në këmbë për ta pamundësuar rigjykimin e aferës së listave të veteranëve me shifër astronomike të korruptuar](/uploads/author/2019/October/13/auth_13521807_10153694181258597_2099587373_n-518x4201570996126.jpg)
Dardan Grapci
Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci
Rikthimi i aferës me listat e veteranëve të luftës në gjykim do të jetë shumë e nxehtë dhe me shumë problematika, dhe kjo problematikë vetëm ka filluar me shtyrjen e kësaj seance për 60 ditë.
Gjykata themelore në Prishtine siç po shihet është e kapur nga krimo-politikanët të cilët janë në gjykim, a me të vërtetë nga prokurorët që janë të uritur për para, apo janë të familjarizuar me të akuzuarit. A e din ky prokurorë që për 60 ditë këta të akuzuar mundë të bëjnë dallavere ku në fund të shpallen të pafajshëm, a e din kjo gjykatë që me këtë ndërprerje të kësaj seance vetëm po e fusin veten në gropë të thellë dita ditës.
12 personat që kanë qenë anëtar të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit dhe veteranit e kanë bërë kaos listën e veteranëve sa që në lista kanë futur njerëz të cilët kanë lindur
pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, dhe tani çka mundë të pritet nga këta njerëz - përgjigja është - kërcënim dhe shantazh tek dëshmitarët.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".