Zbulohet shuma e buxhetit për zgjedhjet në veri të Kosoves

  • S.A /
  • 28 March 2023 - 10:53
Zbulohet shuma e buxhetit për zgjedhjet në veri të Kosoves

Buxhetit të shtetit do ti kushtojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme  per komunat veriore të Kosovës hiq më pak se  gjysëm milion euro., tyransmeton "Kosova Sot Online". Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar se rreth 500 mijë euro pritet të kushtojë procesi i 23 prillit ku do të mbahen zgjedhjet lokale në veri. 

Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka certifikuar 11 kandidatët të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit të këtij viti në katër komunat me shumicë serbe.

Tre kandidatët e certifikuar në Mitrovicën e veriut janë, Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, Taulant Kelmendi nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Erden Atic nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në Leposaviç janë certifikuar tre kandidatë: Albulena Behluli – Hetemi nga PDK, Alekandar Jabllanoviç nga Partia e Serbëve të Kosovë dhe Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkaq, në Zveçan do të garojnë Ilir Peci nga PDK, Sllagjana Pantoviç, Kandidate e pavarur dhe Fetah Peci nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kurse në Zubin Potok janë certifikuar dy kandidatë Flatron Hasani si kandidat i pavarur dhe Izmir Zeqiri nga PDK.

Sa i përket listës serbe, krerët e saj kanë vendosur se nuk do marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës.

(Kosova Sot Online )